TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi.
Në kuadër të operacionit “Ruloti” janë arrestuar F. B., 31 vjeç, banues në Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Këta persona u kapën në flagrancë në afërsi të një beach bar-i, në fshatin Dhërmi, me doza të lëndëve të dyshuara kokainë dhe kanabis, që i posedonin me qëllim shitjen. Në vijim, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit F. B. dhe në rulotin ku ai qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza të tjera të lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza Kokaine dhe Cannabisi dhe automjeti i 31-vjeçarit.
DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Ruloti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shitnin doza Kokaine dhe Cannabisi, në fshatin Dhërmi. Sekuestrohen rreth 150 doza të lëndëve të dyshuara Kokainë dhe Cannabis Sativa dhe 1 automjet. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në Dhërmi, finalizoi operacionin e koduar “Ruloti”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: F. B., 31 vjeç, banues në Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të një beach bar-i, në fshatin Dhërmi, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, që i posedonin me qëllim shitjen. Në vijim, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit F. B. dhe në rulotin ku ai qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza të tjera të lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza Kokaine dhe Cannabisi dhe automjeti i 31-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
