TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi ka ndalur aktivitetin e futbollit dhe automatikisht të ardhurat kanë ngrirë, ndërkohë që lojtarët duhet të paguhen. Kjo ka bërë që futbolli të jetë në krizë financiare dhe automatikisht edhe vleratt e yjeve do të pësojnë një rënie shumë të ndjeshme.
Portali i njohur “Transfermarkt”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në merkato. Askush nuk i ka shpëtuar krizës dhe yje si Mesi, Mbape e Nejmar kushtojnë më pak.
Mbape, Sanço dhe Aleksandër-Arnold janë ata që kanë pësuar uljen më të vogël të vlerës në merkato. Të tre në merkaton e ardhshmë do të kushtojnë 10% më pak se më parë, teksa ylli i PSG është ende lojtari më i shtrenjtë në glob. Tetë të tjerët kushtojnë 20% më pak se më parë, përfshirë edhe Nejmar, që këtë verë me shumë mundësi do kthehet në Barcelonë.
