TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Daniele Rugani në J Hotel të Juventus, Michela Persico në shtëpi: kjo situatë do të vazhdojë edhe për disa ditë sepse e fejuara e mbrojtësit bardhezi ka mësuar se është akoma pozitive me koronavirus. “Kanë kaluar 20 ditët brenda së cilës duhet të ishte arritur shërimi për ata që infektohen nga Covid-19 në formë të lehtë, por tamponi ka dhënë përsëri si rezultat pozitivitetin” ka hënë Persico në Live – Non è la D’Urso.
Modelja, që është edhe shtazënë, ka rrëfyer si po përjeton këtë moment të vështirë: “Klinika të cilës i jam drejtuar nuk bën ekzaminime shtatëzanie në shtëpi, por duke qenë se jam mama e re më kanë thënë se jam më pak e rrezikuar, kështu që jam e qetë”. E qetë ndoshta, por Ruganin përsëri nuk e sheh dot, edhe për disa kohë: “Presim ndonjë ditë, pastaj të shohim” ka përfunduar Persico.