TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ronaldinho dhe vëllai i tij, Roberto De Assiss, kanë lënë qelinë dhe do të qëndrojnë në një hotel deri në përfundim të hetimeve.
Ish-futbollisti i njohur i Barcelonës dhe Milanit prej 32 ditësh ishte burgosur në Paraguai, pasi ishte ndaluar dhe akuzohej për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.
Avokati i Ronaldinho, edhe pse sqaroi se brazilianët nuk e kishin ditur që dokumentet ishin false, nuk arriti t’i nxirrte nga qelia.
Në fakt u përfol edhe për akuza të tjera, si pastrimi i parave dhe autoritetet paraguaiane kishin frikë se ish-fantazisti dhe vëllai i tij do të largoheshin nga vendi.
Tashmë avokati i tyre ka ngrirë shumën e 1.6 milion eurove dhe për Ronaldinho dhe vëllanë e tij ka ndryshuar masa e sigurisë në “arrest shtëpie”.
Ata do të qëndrojnë në një hotel në Asuncon dhe do të presin seancën e radhës gjyqësore dhe të njihen me akuzat dhe provat kundër tyre.