TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventus nuk heq dorë nga Icardi, sipasd asaj që bën të ditur Tuttosport, edhe në rast se Psg do të ushtrojë të drejtën e blerjes për ta marrë përfundimisht nga Inter. Me këtë skenar kampionët e Italisë kanë ndërmend të përdorin kartën Alex Sandro, që prej kohësh i intereson dhe shumë parisienëve. Ardhja e Icardit, nëse operacioni përfundon me sukses do të ishte fillimi i rinovimit të repartit ofensiv, që ka Higuain e Ronaldo mbi të 30, edhe pse më pas duhet gjetur një sistemim për Pipita, që me atë që ka treguar në këtë sezon nuk do të jetë problem të ketë të interesuar.
Mbrojtësi i majtë brazilian do të përdoret si pjesë këmbimi në tratativën për të ulur kuotën fikse për tu paguar tek Psg, e më pas do të zëvendësohet nga Emerson Palmieri. Performancat e Alex Sandro kanë dhënë gjithnjë garanci dhe për bardhezinjtë bëhet fjalë për një sakrificë, por për Maurizio Sarri jo dhe aq, duke qenë se Palmieri është një lojtar që tekniku i Juventus e preferon.
Mauro Icardi është në listën e dëshirave të Juventus prej kohësh, që pas takimit blitz të Wanda Narës me Paratici, përpara se sulmuesi të huazohej tek Paris Saint Germain, por me shumë mundësi tani është koha që argjentinasi të tranferohet në Torino, ose të paktën kjo është idea e drejtuesve bardhezinj.