AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 13:44

“Koronavirusi ka hyrë në Kryeministri, ka të infektuar por po mbahet e fshehtë”

“Koronavirusi ka hyrë në Kryeministri, ka të infektuar por


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka deklaruar sot se në Kryeministri ka punonjës që janë infektuar me koronavirus, por kjo gjë po mbahet e fshehtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia thekson se gjatë ditë së sotme do të ketë testim në masë të gjerë te punonjësit e Kryeministrisë.

Ish-deputeti i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të lërë planin për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë dhe të kujdeset për institucionin që drejton.

Postimi i plotë:

COVID EDHE NE KRYEMINISTRI

Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social.

28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.

Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?

Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total”.