TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme u regjistruan 82 raste të reja me koronavirus ndërsa një person, i cili kishte qenë në gjendje të rëndë, ka ndërruar jetë. Nga rastet e reja, tetë janë konfirmuar vetëm në Durrës ndërsa qyteti numëron 33 raste aktive.
Po ashtu raportohet se rastet e sotme nuk janë punonjës të administratës shtetërore apo kompani të ndryshme private. Bëhet fjalë vetëm për familjarë të të prekurve apo persona që kanë pasur kontakt me ta së fundmi.
Në qytet janë disa vatra aktive, një tek Hipoteka, një tek Bashkia dhe fasoneria në plazh. Këto vatra mbeten aktive duke qenë se vijojnë të konfirmohen persona, raste të kontaktit.
Kujtojmë këtu që qyteti bregdetar ishte i pari ku u regjistrua rasti i parë me koronavirus si dhe vendi ku u regjistrua vīktima e parë.