AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 11:25

571 raste aktive me koronavirus, ku janë zonat më problematike

571 raste aktive me koronavirus, ku janë zonat më problematike


Është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus dhe rasteve aktive në Shqipëri.

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 82 raste të reja me COVID-19 dhe 571 persona aktivë.

Nga dita e djeshme ku u njoftua për 499 persona aktivë, sot shifra është rritur me 72 persona më tepër, vetëm në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht 571 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

-Tiranë                  271

-Shkodër                86

-Krujë                      72

-Durrës                   33

-Kamëz                   30

-Vlorë                      28

-Lushnje                 12

-Pukë                      11

-Elbasan                 8

-Fier                        6

-Lezhë                     3

-Kukës                    2

-Tropojë                 2

-Mallakastër         2

-Korçë                    2

-Berat                     1

-Ura Vajgurore    1

-Gjirokastër         1