AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 13:31

Koronavirusi, 134 raste të reja në Maqedoni, gjashtë persona humbin jetën

Koronavirusi, 134 raste të reja në Maqedoni, gjashtë persona


Maqedonia e Veriut raporton sot 134 të infektuar me Covid 19 dhe gjashtë të vdēkur gjatë 24 orëve të fundit.

Shifrat e larta infektimesh raportohen prej disa ditësh në Maqedoni, po ashtu edhe sot gjatë 24 orëve të fundit nga 1173 tampone, janë raportuar 134 raste të reja me Covid 19 ndërsa gjashtë pacient kanë humbur jetën.

Shpërndarja e rasteve vazhdon si më poshtë:

Shkup 97

- Kumanovë 5

- Prilep 1

- Tetovë 11

- Strugë 3

- Veles 1

- Bitola 1

- Kavadarci 1

- Krushevë 2

- Valandovë 1

- Kratovë 1

- Kërçovë 2

- Resen 7

- Negotino 1

Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 34 pacientë të shëruar:

- Shkup 6

- Kumanovë 23

- Prilep 2

- Tetovë 1

- Veles 2ë

Deri më tani janë bërë gjithsej 45.054 testime covid-19 , 4289 është numri i personave të prekur dhe numri i pacientëve të shëruar është 1757.