AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 11:17

Koronavirusi/ 50 pacientë të shtruar në Infektiv, tetë në terapi intensive. Ja sa janë të intubuar

Koronavirusi/ 50 pacientë të shtruar në Infektiv, tetë


Rritja e frikshme e përhapjes së koronavirusit në vend është shoqëruar me shtim të personave të shtruar në Infektiv, e po ashtu edhe të pacientëve në terapi intensive dhe atyre të intibuar.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije sot se “Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, tetë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar”.

“Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshtaten me normalitetin e ri dhe të përshtatin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19”- apelon ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020)

Testime totale 21177

Raste pozitive 1672

Raste të shëruara 1064

Raste Aktive 571

Humbje jete 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)