TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konfirmohet në detyrë kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra.
Vendimi i mor në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u votua me pesë vota “pro”.
Prokuroria mbylli më 8 qershor hetimet për Gurrën pasi ishte kallëzuar për fshehje të dënimit.
Nga verifikimi i prokurorisë ka rezultuar se Gurra ka qenë i shpallur në kërkim policor në shtator-dhjetor 2008, bazuar në një urdhër-ndalim të prokurorisë Elbasan, pas dyshimeve për “falsifikim dokumentesh”.
Por prokuroria e ka pushuar çështjen pa e kaluar në gjykatë dhe ka anuluar “urdhër ndalimin”.