AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 13:25

Bie nga pallati punonjësi në Fier, me urgjencë drejt Tiranës

Bie nga pallati punonjësi në Fier, me urgjencë drejt Tiranës


Një punonjës në lagjen “11 Janari” në Fier është rrëzuar nga kati i katërt i një godine.

Mësohet se punonjësi ka rënë nga skela ndërsa punonte me lyerjen e fasadës.

Si pasojë e rënies punonjësi është lënduar dhe po dërgohet për kujdes shëndetësor në Tiranë.