AKTUALITET, 13 Mars 2020, 18:27

Koronavirusi/ Infermieri italian e thotë hapur: Kurojmë vetëm ata që kanë shanse për të mbijetuar

Koronavirusi/ Infermieri italian e thotë hapur: Kurojmë vetëm ata

Një infermier në zemër të shpërthimit të koronavirusit në Itali ka deklaruar se mjekët janë në presion dhe ata po u japin përparësi pacientëve me shansin më të mirë për të mbijetuar.

Mauro D’Ambrosio, i cili punon në Spitalin Fatebenefratelli tha se të sëmurët me COVID-19 kalojnë më shumë se 15 ditë në kujdes intensiv, shumë më gjatë se mesatarja pesë deri në gjashtë ditë për pacientët e tjerë. Ndërsa fliste për Euronews,  numri i të vdekurve kaloi mbi 1 mijë.

D’Ambrosio tha: “Nëse e kuptojmë se pacienti ka një çështje të rëndë shëndetësore deri në atë pikë sa të mos ketë asnjë mundësi [të jetojë] dhe ne duhet t’i japim shtratin ose të devijojë burimet për dikë që ka më shumë shanse të mbijetojë, [atëherë] kjo është një zgjedhje që – pavarësisht se është e vështirë për t’u pranuar nga ana etike – nga pikëpamja klinike mund të bëhet për t’i dhënë mundësinë për të mbijetuar [dikujt] në krahasim me dikë që ka shanse zero”.

D’Ambrosio është anëtar i sindikatës Nursing Up. “Stafi ynë është nën stres”, shton ai. “Në disa reparte spitalore, raporti midis pacientëve dhe infermierëve është 1 me 12-14, ndërsa duhet të jetë 1 me 6. Meqenëse ICU kërkon më shumë infermierë, sektorët e tjerë nuk kanë personelin e nevojshëm për t’u kujdesur për pacientët”.

Monica Trombetta, një infermiere që punon për të njëjtin sindikatë në Como, i tha Euronews se “ne jemi shumë të lodhur dhe të frikësuar. Dekretet e qeverisë ndryshojnë çdo ditë. Personeli nuk ka udhëzime të qarta për t’u marrë me këtë virus të ri dhe ndjehet i braktisur – jo nga spitali ynë, por është thjesht si një ndjenjë e përgjithshme. Infermierët kanë frikë të shkojnë në shtëpi dhe të infektojnë potencialisht të afërmit e tyre”.

https://www.euronews.com/2020/03/12/coronavirus-italy-doctors-forced-to-prioritise-icu-care-for-patients-with-best-chance-of-s