TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim të rëndësishëm sa i përket qytetarëve që kanë dalë nga Tirana dhe Durrësi gjatë kësaj fundjave.
Rama njofton në rrjetet sociale se, të gjithë ata që janë larguar nga këto qytete, duhet që të kthehen në Tiranë dhe Durrës nga ora 00:00 e së dielës deri në 08:00 të së hënës.
Njoftimi i Ramës i referohet një numri të madh qytetarësh që dolën nga Tirana dhe Durrësi para orës 06:00 të mëngjesit të ditës së sotme për t’i shpëtuar karantinës.
Duket se qeveria është duke u përgatitur për vendime të tjera të forta me qëllim parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, gjë e cila nuk përjashton zgjatjen apo zgjerimin e karantinës.
Postimi i plotë i Ramës
POSTIMI
? KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.
? KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË AKTUALISHT BRENDA PERIMETRIT, TË SIGUROHET QË TË MOS PLANIFIKOJË LËVIZJE JASHTË PERIMETRIT NË FILLIMJAVËN E ARDHSHME (DUKE SHFRYTËZUAR HAPJEN E RRUGËVE NGA E DIELA NE MESNATË DERI TË HËNËN NË 08.00) SEPSE MUND TË MOS RIHYJË DOT!
SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!
? FRIKË JO, KUJDES PO!