AKTUALITET, 13 Mars 2020, 17:59

Koronavirusi/ Të shtunën bllokohen kalimet tokësore dhe ajrore edhe drejt Greqisë

Koronavirusi/ Të shtunën bllokohen kalimet tokësore dhe ajrore

Duke nisur nga dita e nesërme, Shqipëria do të bllokojë hyrje-daljet edhe në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, sipas të cilit transporti ajror dhe tokësor do të mbyllen me shtetin grek nga e shtuna në orën 10:00.

Mesazhi

DUKE NISUR NGA DITA E NESËRME NË ORËN 10.00 MBYLLEN HYRJE – DALJET ME GREQINË PËRMES LINJAVE TË TRANSPORTIT AJROR DHE TOKËSOR ME AUTOBUS! FRIKË ASPAK, KUJDES PO!