AKTUALITET, 13 Mars 2020, 15:51

I dha dorën Donald Trump-it, Presidenti brazilian rezulton i infektuar me koronavirus

I dha dorën Donald Trump-it, Presidenti brazilian rezulton i infektuar me
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, është infektuar me koronavirus, sipas mediave vendase. Të shtunën, Bolsonaro u takua në Mar-a-Lago, me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me të cilin shtrëngoi duart. Trump dhe Bolsonaro patën një takim dhe ndërveprim të afërt. Një nga gazetat kryesore të Brazilit, Journal O Dia, raportoi për rezultatin pozitiv të presidentit.

Bolsonaro e bëri testin, pasi ndihmësi i tij rezultoi pozitiv. Ai i është nënshtruar një testi të dytë dhe pritet të dalin rezultatet.

/TPZ.al/