AKTUALITET, 13 Mars 2020, 17:34

Kurti takohet me Thaçin, e fillojnë me situatën e koronavirusit në Kosovë

Kurti takohet me Thaçin, e fillojnë me situatën e koronavirusit

Pas dilemave më në fund kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me Presidentin Hashim Thaçi.

Një takim duhet të mbanin dy krerët më të lartë të shtetit prej vizitës së Thaçit në SHBA ku përfaqësoi Kosovën në takimin e me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm për dialogun Richard Grenell.

Edhe pse Kosova nuk ka asnjë rast me koronavirus, qeveria ka marrë masat teksa deri më 27 mars është pezulluar procesi arsimor në shkolla.