AKTUALITET, 17 Nëntor 2020, 09:50

U vra gjatë luftës, Ramush Haradinaj i uron ditëlindjen vëllait: Luan neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë

U vra gjatë luftës, Ramush Haradinaj i uron ditëlindjen


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij Luan Haradinaj që u vra gjë luftës dhe sot duhet të kishte mbushur 47 vite.

Ish-kryeministri ka publikuar një foto nostalgjike nga Tirana ku shfaqet më vëllain e ndier Luanin.

Haradinaj shkruan se për të dhe familjen Luani ka mbetur i ri 23 vjeç ashtu siç ka rënë për lirinë e Kosovës.

Edhe pse sot Luan Haradinaj duhet të kishte mbushur 47 vjeç, Ramush Haradinaj i uron të vëllait 23-vjetorin e lindjes.

URIMI:

Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë.

Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!

RH