LIFESTYLE, 8 Shkurt 2020, 12:29

Komentet negative ndaj Alketa Vejsiut/ Reagon Armina Mevlani: Nuk e di si mund të bëhen gjykues, na përfaqësoi denjësisht

Komentet negative ndaj Alketa Vejsiut/ Reagon Armina Mevlani: Nuk e di si mund


Reagime të shumta ka ndaj Alketa Vejsiut për performancën e saj Sanermo.

Gazetarja Aulona Musta u shpreh në një postim në Intagram se Vejsiu ishte jashtëzakonshme në këtë festival. Por ajo theksoi se njerëzit bëhen të këqij pasi nuk i gëzohen gëzimit të tjetrit.

Në këtë postim të gazetares nuk mungoi edhe një reagim nga Armina Mevlani, shkruan:

“Nuk e di si mund te behen gjykues edhe ne nje moment si ky! Ajo ishte zeri i mijera shqiptareve dhe na perfaqesoi ne denjesisht.”

Pra blogeria është e kënaqur nga performanca e Alketës në këtë spektakël, madje u reagon edhe ndaj atyre që e kritikuan moderatoren.

Alketa Vejsiu prezantoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo.

Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiane pas spektaklit ‘Sanremo’.