LIFESTYLE, 7 Shkurt 2020, 12:39

FOTO/ Georgina kërcen tangon sensuale përkrah meshkujve, Cristiano Ronaldo shijon atmosferën! Puthje në qafë e përqafime në Sanremo


Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu ka qenë mbrëmjen e djeshme në prezantimin e festivalit të Sanremos në Itali, ku mesa duket nuk ka arritur të marrë vëmendjen e gjithë skenës, pasi ia “vodhi” një tjetër femër e njohur në botë.

Bëhet fjalë për të dashurën e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.

Georgina ka shkëlqyer e veshur seksi me një fustan vezullues, që i nxirrte në pah bustin perfekt. Në tangon që kërceu në skenën e Sanremos ajo mori gjithë vëmendjen e publikut.