LIFESTYLE, 7 Shkurt 2020, 00:23

Alketa nuk di të ndalet në skenën e Sanremo, Amadeus dhe regjia në telashe

Alketa nuk di të ndalet në skenën e Sanremo, Amadeus dhe regjia

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu është ngjitur në skenën e Sanremos në natën e tretë të festivalit në krah të Amadeus. Sapo ka dalë ajo ka shprehur disa herë mirënjohje për mundësinë që iu dha. E njohur për elokuencën në daljet e saj skenike, Alketa duket se ka dashur ta tregojë këtë edhe në gjuhën italiane.

Por në këtë pikë Amadeus tha se ajo fliste aq shpejt sa mezi po e ndiqte. “Nuk mbaron, je e shpejtë! Alketës nuk po ia ndjekim dot më ritmin” – tha Amadeus, por sipas Alketës “kjo ishte pika më e lartë e karrierës së saj profesionale”. Në përfundim të daljes së saj të parë në skenë, regjisë i ka shpëtuar edhe një detaj. Në transmetim u dëgjua një zë që thoshte: “4 minutaaa… kishim një marrëveshje…” Duket se Alketa e ka shkelur edhe kohën që i ishte dhënë për tu prezantuar. Më pas ajo bëri një tjetër lidhje LIVE nga një tjetër ambient i festivalit dhe sërish Amadeus ka vënë në dukje shpejtësinë me të cilën ajo fliste. Dalja e tretë në skenë duket se kishte ndryshuar disa gjëra. “Mora një kamomil. Tani jam e qetë dhe do të flas më ngadalë” – tha Alketa.