AKTUALITET, 15 October 2026, 12:09

Protesta/ Përplasje te parlamenti, policia hedh gaz lotsjellës! Shpërndahen protestuesit

Protesta/ Përplasje te parlamenti, policia hedh gaz lotsjellës!

Përplasjet janë agravuar edhe para parlamentit. Sapo ka shkuar atje turma e protestuesve të rinj, policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Nxënësit dhe studentët u tërhoqën nga pjesa e parme e parlamentit, teksa policia vijoi me aksionin e shoqërimit të tyre.

Ndërkohë që, protestuesit kanë bllokuar plotësisht “Rrugën e Elbasanit” duke mos lejuar kalimin e automjeteve, përveçse një ambulance.