LIFESTYLE, 8 Shkurt 2020, 09:40

Shifra e “çmendur”/ Mijëra euro stoli me diamante, sa kushtuan vathët dhe varëset e Alketa Vejsiut në Sanremo


Damiani, marka prestigjioze italiane me famë ndërkombëtare, u përzgjodh për të zbukuruar disa nga të ftuarat e festivalit të Sanremos, një ndër to edhe Alketa Vejsiu.

Të dy fustanet e moderatores, një nga Dolce & Gabbana dhe një nga Valdrin Sahiti, u kombinuan me stoli të çmuara nga marka e njohur.

Për fustanin e parë Dolce & Gabbana, kuratorët e Damiani-t zgjodhën një unazë Damiani Belle Epoque” (€22,500) dhe vathë Damiani Shirodara me ar të bardhë dhe akuamarin (€53,000).

Për fustanin e dytë të krijuar nga Valdrin sahiti, zgjedhja e tyre ishte koleksioni Damiani Bocciolo: varësja (€88,000), byzylyku (€25,000) dhe vathët (€10,960).

Damiani u kujdes edhe për aksesorët e Romina Power, e cila performoi me ish-bashkëshortin, Albano Carrisi. Po kështu edhe e bija, Romina Carrisi u shfaq me aksesorë Damiani. Sot do të mbahet nata e katërt ndaj pritet që të tjerë yje të shkëlqejnë me markën e njohur.

Përsa i përket filozofisë së Damiani-t, “Shprehja e traditës në argjendaritë tona përfaqëson një trashëgimi unike të bërë me pasion dhe vëmendje ndaj detajeve, një trashëgimi për të cilën jemi krenarë dhe dëshirojmë t’ua kalojmë fëmijëve tanë.

Ne ndajmë këtë filozofi që frymëzon krijimet tona, të cilat ende bëhen me dorë në Itali,” ka theksuar më parë presidenti i Damiani, Guido Damiani për firmën me përvojë gati një shekullore Marka e mirënjohur e bizhuterive, nuk është ekskluzivitet vetëm i yjeve të ekranit, por mund ta gjeni edhe në Kastrati Jewellery, që ka ekskluzivitetin e Damiani-t, dhe jo vetëm, në Shqipëri.

/ Anabel magazine