LIFESTYLE, 8 Shkurt 2020, 09:56

FOTOT/ “Dua 140 mijë euro që të marrë pjesë në Sanremo”, ja për çfarë i përdori paratë Georgina Rodriguez


Georgina Rodriguez, gruaja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, e cila ishte një nga prezantueset e “Sanremo-s”, i kërkoi 140 mijë euro produksionit të këtij spektakli që të bëhej pjesë e saj.

Ndërkohë produksioni kishte vendosur një shumë prej 20-25 mijë eurosh.

Por çfarë do bëjë me këto para gruaja e yllit të futbollit?

Mediat italiane shkruajnë se paratë do i dhurojë për spitalin ‘Regina Margherita’ në Torino. Spitali është për fëmijët dhe ka vërtet nevojë për investim.

Mësohet se paratë që do të depozitohen në arkat e institucionit pediatrik dhe do të përdoren për ristrukturimin dhe përmirësimin e disa departamenteve të spitalit.

Duhet të themi se pjesë e këtij festivali ishte edhe Alketa Vejsiu, e cila prezantoi krah Amadeus në natën e tretë.