LIFESTYLE, 7 Shkurt 2020, 20:35

“Pas 50 viteve festivalin e drejtoi një femër” – Hygerta Sako ironizon Alketa Vejsiun: Paskemi qenë burra ne të tjerat. Unë e paskam ngrënë plot katër herë!

Ish-missi i Shqipërisë dhe prezantuesja, Hygerta Sako, ka reaguar pas daljes së Alketa Vejsiut në Sanremo dhe deklaratës së kësaj të fundit.

Mbrëmjen e djeshme, para prezantuesit Amadeus dhe gjithë publikut italian Alketa tha se “jam e lumtur që pas 50 viteve festivalin e RTSH-së e drejtoj një femër dhe ajo jam unë.”

Pas kësaj ka reaguar Hygerta, e cila e ka ironizuar Alketën duke shkruar se të gjitha gratë që e kanë prezantuar më parë kanë qenë ‘burra’. Madje Hygerta Sako e vazhdon ironinë duke thënë se ajo e paska ngrënë më keq sepse e ka drejtuar katër herë Festivalin.

“Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”, shkruan Hygerta.