TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare shefi ekzekutiv i Pablo Escobar, John Jayro Velasquez, i cili gëzonte pseudonimin “Popeye”. Ai ishte i akuzuar për qindra vrasje.
Velasquez ishte diagnostikuar me kancer të ezofagut i cili ishte përhapur në mushkëri, mëlçi dhe organe të tjera. Shëndeti i “Popeye” u përkeqësua që nga 31 Dhjetori, kohë kur edhe u shtrua në spital.
Velasquez u dënua me burgim të përjetshëm, kur pranoi vrasjen e 300 personave, me urdhër të Pablo Eskobarit.
Vrasësi i pashpirt, i cili i përshkroi vrasjet si “një ditë në zyrë” u burgos në 1993. Në këtë vit Escobar u qëllua nga policia në qytetin e tij të lindjes Medellin. Ai arriti të dilte në vitin 2014, për tu burgosur sërish në 2018.
Pastaj Velasquez u fsheh për disa vjet duke pasur frikë nga hakmarrjet e familjeve të viktimave, që ai kishte vrarë.
Ai u mundua që të merrte një dënim më të lehtë, por u arrestua në 2018 nën dyshimin e zhvatjes dhe komplotit dh era pas hekurave që nga ajo kohë.
Vrasësi Velasquez ishte mbajtur në burg me siguri të lartë në Valledupar në departamentin verior kolumbian të Cesar.
Velasquez ishte udhëheqësi i goditësve të Medellin Cartel i drejtuar nga Escobar deri në vdekjen e tij në 1993.
Velasquez ndihmoi në planifikimin e vrasjes së ish-kandidatit presidencial Luis Carlos Galan, i cili u qëllua për vdekje në vitin 1989 dhe bombardimi i Avianca Flight 203 i cili vrau 107 njerëz në 1989.
Ai e quajti veten si ‘vrasësi i besueshëm i Pablo Escobar’, por u përpoq të pikturonte veten si një personazh të reformuar pas lirimit të tij nga burgu në 2014.