SPORT, 12 Shkurt 2020, 16:17

Kërkohej nga shumë ekipe, ylli i Ajaksit arrin marrëveshjen me gjigandët e Premier Ligës


Hakim Zijek është një nga lojtarët më të mirë të Ajaksit, me të cilët ka treguar një paraqitje të shkëlqyer në dy sezonet e fundit.

Ylli maroken falë paraqitjeve të treguara me klubin holandez në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Bajerni dhe Junatid u përpoqën ta merrnin në ekipet e tyre sulmuesin, megjithatë nuk arritën një marrëveshje me Ajaksin, Së fundmi në garë për të marrë shërbimet e 26-vjeçarit është futur edhe Çelsi.

Pikërisht sipas mediave angele këta të fundit kanë arritur marrëveshjen me Ajaksin, për ta marrë lojtarin në “Stamford Bridge”.

Thuhet se marrëveshja për Zijek është arritur për shifrën e 45 milionë eurove dhe lojtari do të bashkohet me Çelsin në verë.