TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kolegji Zgjedhor ka vendosur të bashkoje dy paditë e bëra nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në një të vetme.
Ndërkohë PD dhe LSI kanw paditur KQZ-në për mos regjistrimin e komisionerëve të kërkuar prej tyre.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka deklaruar se opozita ka kërkuar diçka që i takon dhe është e drejtë e saj por që i është mohuar.
Kaso shprehet ndër të tjera se Kodi Zgjedhor po interpretohet në mënyrë jo të drejtë dhe shtoi se nuk ka ndodhur ndonjëherë që KQZ nuk e lexon siç duhet kodin dhe baraspeshën pozitë-opozitë.
“Shkaku i njëjtë, dakord me bashkimin në një padi të vetme. Kemi të bëjmë me një të drejtë që i është mohuar PD-së dhe LSI-së.
KQZ të evidentojë shumicën e pakicën parlamentare. Ka një formulë ku kërkohet kontributi i shumicës dhe pakicës parlamentare. Në Kod Zgjedhor thuhet se për nivelin e dytë, dy anëtarë propozohen nga shumica dhe dy nga forca më e madhe opozitare.
Duhet të ketë baraspeshim shumicë-opozitë. Nuk ka asnjë kriter që lidhet me zgjedhjet.
Po interpretohet Kodi Zgjedhor nga KQZ siç e imagjinojnë ato. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që KQZ nuk e lexon siç duhet kodi, baraspeshën pozitë-opozitë parlamentare. KQZ ka bërë identifikimin e saktë të subjekteve, i është referuar terminologjisë ligjore, ajo i referohet PS-së si shumicë parlamentare.
Asgjëkundi nuk përmendet ‘subjekt zgjedhor. Kodi Zgjedhor ka thënë parti e shumicës parlamentare jo subjekt zgjedhor.
Ka një afat që e përcakton Kodi Zgjedhor, nëse nuk bëhet kodi e ka zgjidhjen, pika 5 ku thuhet “nëse nuk sillen kandidaturat KQZ ka të drejtë nga shoqëria civile të fusë kandidatë si komisionerë.
Janë dërguar në zbatim të ligjit, KQZ që bën një verifikim paraprak i ka gjetur kandidaturat e PD-së dhe LSI-së në përputhje me ligjin. Jemi në kushtet e mosmarrjes së vendimit. Arsyetim absurd nga KQZ .
Kur u do qejfi i qëndron strikt ligjit”, deklaroi Kaso.