TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për vendosje eksplozivi, së paku në dy ngjarje në Elbasan.
Arrestimi i A. S., 42 vjeç, banues në Tiranë është bërë në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eksplozivi”.
“42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan”- njofton policia.
NJOFTIMI
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si i dyshuar për ngjarje me eksploziv, të ndodhura në vitin 2017 në Elbasan.
Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, bazuar në informacione në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, në rrugën “Janaq Kilica”, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.
42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan.
Ndaj këtij shtetasi, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.