AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 12:48

Sarandë, ndalohen katër punonjës të Policisë Kufitare

Sarandë, ndalohen katër punonjës të Policisë Kufitare

Policia e Sarandës ka shoqëruar në komisariat katër punonjës të Policisë Kufitare.

"Efektivët e ndalur janë kontrollorë të pikës së kalimit në Qafë - Botë. Shoqërimi i tyre është bërë nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar tashmë urdhër arrestet për katër efektivët e shoqëruar"- thuhet në njoftim.

Ende nuk ka detaje për shkeljet që mund të kenë kryer, por priten detaje të reja rreth arsyes së shoqërimit të katër kontrollorëve të pikës kufitare Qafë-Botë