TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jude Bellingham ishte protagonisti absolut i fitores 2-1 të Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës, duke realizuar të dy golat që i siguruan “Tre Luanëve” kualifikimin në gjysmëfinale.
Mesfushori i Real Madridit barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë dhe shënoi golin vendimtar në kohën shtesë.
Pas vërshëllimës së fundit, mijëra tifozë anglezë shpërthyen në festë dhe nisën të këndonin në kor këngën legjendare të Beatles, “Hey Jude”, si një dedikim për heroin e mbrëmjes.
Bellingham u bashkua me shokët e skuadrës për të përshëndetur tifozët, ndërsa atmosfera në stadium u kthye në një nga momentet më emocionuese të turneut.
Kënga “Hey Jude”, e publikuar nga Beatles në vitin 1968, është bërë prej kohësh një simbol për tifozët anglezë sa herë që Jude Bellingham shkëlqen në fushë.
Edhe në ndeshje të mëparshme të këtij Botërori, mbështetësit e Anglisë e kanë kënduar këtë himn për të festuar paraqitjet e tij.
Me dy golat ndaj Norvegjisë, Bellingham arriti në kuotën e gjashtë realizimeve në Kupën e Botës, duke u barazuar me kapitenin Harry Kane në krye të listës së golashënuesve të Anglisë në këtë turne.
View this post on Instagram