TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në dosjen hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt zbardhen detaje të reja nga dëshmitë dhe komunikimet e saj para se të ndërmerrte aktin ekstrem.
Në dosje është administruar edhe dëshmia e një prej mikeshave me të cilën Xhuana ndante banesën me qira. Po ashtu, hetuesit kanë sekuestruar dhe analizuar komunikimet e saj me të motrën, të zhvilluara pak para ngjarjes.
Nga këto komunikime mësohet se Xhuana i ka treguar motrës për situatën e krijuar dhe shqetësimet që kishte. Motra e ka këshilluar që të shkojë në polici dhe të denoncojë Eraldo Fizin për dhunën e pretenduar.
Por Xhuana nuk ka pranuar. Në komunikim ajo shpreh frikën se, nëse do të bënte denoncim, Fizi mund t’i bënte diçka të keqe babait të saj.
Një tjetër detaj që del në dosjen hetimore lidhet me mbrëmjen para ngjarjes.
Sipas të dhënave të administruara nga hetuesit, shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një ekskursion pune ku Xhuana kishte marrë pjesë me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit.
Në dosje thuhet se ekziston dyshimi se Fizi e ka ndjekur Xhuanën pas ekskursionit./ Top Channel