SPORT, 29 Janar 2020, 15:14

Lajme të mira për Realin, Atletiko humb futbollistin më të rëndësishëm para derbit

Lajme të mira për Realin, Atletiko humb futbollistin më të


Më datë një shkurt do vihet në skenë derbi i Madridit mes Realit dhe Atletikos. Por, nga kampin i bardhekuqve ka ardhur një lajm mjaft shqetësues për trajnerin Diego Simeone.

Sulmuesi Zhoao Feliks ka pësuar një dëmtim dhe nuk mund të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në një ndeshje kaq të rëndësishme për tifozët. Shkak është bërë problem muskulor, ndërsa klubi nuk ka bërë të ditur kohën e rikuperimit.

Një lajm që ka gëzuar nga ana tjetër “Los Blancos”, të cilët shohin kundërshtarin pa futbollistin kryesor ndërsa punë iu bëjnë vetëm tre pikët pasi kërkojnë të ruajnë avantazhin prej tre pikësh me Barcelonën ndjekëse. Sakaq, Zhoao Feliks u transferua këtë verë në Spanjë nga Benfika për shumën rekord prej 126 milionë eurosh, por ka vuajtur disa dëmtime gjatë sezonit.