AKTUALITET, 2 Prill 2019, 20:34

Ju vdes foshnja në gjumë, çifti e mban për 10 ditë në “mbulesën” e veçantë. Mjekët shpjegojnë ‘sindromën’

Prindërit e një djali 6-muajsh që ndërroi jetë papritur në gjumë, kanë zbuluar se e kanë mbajtur atë edhe 10 ditë më vonë në shtëpi, duke përdorur një material që e mbante trupin të ftohtë.

India Gibson, 25 vjeç dhe Jamie Hayes, 32 vjeç, nga Kent e Britanisë ishin në një festë në Liverpol me djalin e tyre Toby kur zbuluan se ai nuk reagonte në shtrat.

Të pikëlluar, çifti u përball me mundësinë e dorëzimit të trupit të djalit tek agjencia e funeralit.

Por, ata deshën ta mbanin edhe disa ditë për të qëndruar së bashku, duke përdorur një “mbulesë” të posaçme për ta mbajtur atë të freskët.

“Me anë të kësaj mbulese ne kemi pasur mundësi ta puthim djalin tonë, ta përqafojmë dhe ti japim dashuri”, tha India.

Natën e vdekjes së Toby në gusht të vitit të kaluar, India dhe Jamie e kishin vënë atë në shtrat si zakonisht dhe qëndruan për të luajtur me letra.

Kur India shkoi në shtrat rreth mesnatës, vërejti se diçka nuk shkonte siç duket, duke lajmëruar ambulancën. Mjekët nuk bënë asgjë tjetër vetëm se e shpallën të vdekur.

Një post mortem zbuloi se Toby vdiq nga një sindrom i papritur i vdekjes foshnjore, i njohur si vdekja në mitër, një vdekje e pashpjegueshme e një foshnje në dukje e shëndetshme. Vdekje të tilla ndodhin zakonisht gjatë gjumit.

Materiali i veçantë i përdorur për 10 ditët kur foshnja ishte pa jetë, ka një sistem ftohës duke ruajtur trupin e foshnjës.