TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestues të shumtë nga qyteti i Librazhdit tentuan sot ti bllokonin rrugës kryeministrit Rama i cili ishte nisur drejt Njësisë Administrative Mollas.
Protestuesit i bllokuan rrugën eskortës dhe kjo ka krijuar përplasje me Policinë.
Siç shikohet nga këto pamje filmike, tensioni ka qenë i lartë midis protestuesve dhe Policisë
Ibri Sako, një nga aktivistët e PD-së në Qarkun e Elbasanit, ka postuar në rrjetet sociale pamjet nga kjo përplasje ndërkohë që përkrah videos shkruan se qytetarët nuk pranojnë të qeverisen nga bandat.
Sipas Sakos, policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve ndërsa shkruan se në krye të forcave të rendit, ishte Albert Nushi i përgjimeve të ‘Babales’.
‘Komisar Nushi i Babales, Alizotit dhe Geronit duke ushtruar presion mbi protestuesit!
Në asnjë mënyrë nuk pranojmë të qeverisemi nga bandat dhe krimi!
Ndaj sot në këtë mënyrë pritëm Edi Ramën në Njësinë Administrative Mollas!
Policia vuri dorë mbi protestuesit dhe tentoj ti shoqëroj ata jashtë çdo forme dhe hapësirë ligjore!
Dhe e dinë kush ishte në krye, Nushi i përgjimeve të Babales!-shkruan Sako.