AKTUALITET, 2 Prill 2019, 20:05

Fotoja topless e mësueses përfundon tek nxënësit. Ajo kërkon 3 mln dollarë pas shkarkimit: “Çfarë është e gabuar? Gjoksi im?"

Një mësuese e shkollës së mesme në Long Island, Nju Jork, po planifikon të padisë shkollën ku ajo punonte pas shkarkimit nga puna për shkak të një foto selfi topless.

Lauren Miranda, 25 vjeç, ka dhënë matematikë në Bellport Middle School për katër vitet e fundit.

Ajo thotë se një selfie që bëri nga dhoma e gjumit në vitin 2016 dhe që ia dërgoi ish-të dashurit të saj që gjithashtu jepte mësim në të njëjtën shkollë, rrodhi tek nxënësit e shollës së mesme.

Avokati i Mirandës, John Ray thotë se mbikëqyrësi i distriktit shkollor i komunikoi vendimin e shkarkimit mësueses, duke i thënë se nuk mund të shërbente më si një model për gjimnazistët.

Në janar, ajo u vendos në pushim administrativ me pagesë dhe u shkarkua nga bordi i shkollës të mërkurën e kaluar.

Si mësuesja ashtu edhe avokati thonë se nuk kanë asnjë ide se si përfundoi fotografia në duart e një nxënësi.

Miranda po planifikon të paraqesë një padi federale prej 3 milion dollarësh për diskriminim gjinor, duke pretenduar se të drejtat e saj si grua janë shkelur. Ajo tha se nuk do të ngrejë padi nëse distrikti shkollor e kthen në punë.

“Çfarë është e gabuar me imazhin tim?” tha ajo. “Është gjoksin im, është trupi im, është diçka që duhet të kremtohet”.