AKTUALITET, 2 Prill 2019, 20:16

Zv/ambasadorja e SHBA-ve: Presim më shumë ndjekje penale për zyrtarë të korruptuar

Zv/ambasadorja e SHBA-ve: Presim më shumë ndjekje penale për

Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Tiranë është shprehur e pakënaqur me punën e prokurorisë duke kërkuar më shumë ndjekje penale në të gjitha nivelet. Në një takim në Ministrinë e Brendshme, ajo sqaroi se me krijimin e organeve të reja, shpejt do hetohet veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Këshilli i lartë prokurorisë do të sjellë së shpejti prokurorët e SPAK, prokurorisë së posaçme antikorrupsion dhe byronë kombëtare të hetimit. Ndihma jonë për Këshillin e Lartë gjyqësor së shpejti do të çojë në gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara po këshillojnë prokurorët shqiptarë të cilët tashmë po sjellin ndjekje penale të dukshme dhe ne presim më shumë”, deklaroi Moses-Ones.

Zv/ambasadorja zhvilloi një takim me ministrin Lleshaj, ku diskutoi për procesin e kategorizimit dixhital të ngjarjeve dhe veprave penale, projekt i financuar nga Shtetet e Bashkuara.