TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej ditësh i gjithë vendi është përfshirë nga një sërë vatrash zjarri. Qindra hektarë pyje janë shkrumbuar, ndërsa e gjithë kjo dyshohet se bëhet për të hapur parcela të reja për kultivimin e kanabisit.
Rasti më i fundit vjen nga zona e Ulzës në Mat, ku sipas anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i cili citon banorë të zonës në fjalë, shprehet se, bandat e lidhura me qeverinë po përgatisin parcelat e reja për mbjelljen e kanabisit.
“Zjarret në kodrat e Ulzës në Mat. Banorët thonë se bandat e qeveritareve po përgatisin parcelat për mbjelljen e kanabisit...”, shkruan Çollaku në reagimin e tij.
Pak ditë më parë edhe ish kryeministri Sali Berisha denoncoi faktin se, zjarret e shpeshta në të gjithë vendin bëhen për ti hapur rrugë parcelave të reja me lëndë narkotike.
