SPORT, 9 Prill 2020, 18:12

Iu përfundon kontrata, dy futbollistë të PSG mund të mos kthehen më në Francë

Iu përfundon kontrata, dy futbollistë të PSG mund të mos


Duke qenë se koronavirusi ka pushtuar tashmë botën, shumica e futbollistëve preferuan të ktheheshin në vendlindjen e tyre se sa të qëndronin në qytetet europiane të cilat janë goditur edhe më fortë nga virusi. Kështu kanë vepruar edhe disa futbollistë të PSG, mes tyre edhe Tiago Silva me Edinson Kavanin.

Por, nëse pjesë tjetër do rikthehet në Francë në momentin që klubi do të vendosë për të rinisur stërvitjen, dyshja Kavani-Silva nuk janë të detyruar për t’u kthyer. Të dyve iu skadon kontrata më datë 30 qershor dhe parisienët nuk kanë në plan rinovimin, ndërsa iu kanë dhënë lirshmërinë lojtarëve të nisin bisedime me klube të tjera.

Tiago Silva po konsideron ta mbyllë karrierën me Flamengon, aty ku edhe e nisi, ndërsa sulmuesi ka shumë oferta nga klubet europiane por edhe nga ato amerikane e amerkano-latine.  Ndaj, të dy ndoshta nuk udhëtojnë më drejt Francës dhe kështu nuk mund të përshëndeten me tifozët si dy nga aktorët që kanë kontribuar më shumë në të gjithë këto vite për Parisin.