AKTUALITET, 31 August 2026, 10:58

I riu pësoi arrest kardiak, dërgohet në spital i burgosuri në Vlorë! Kritike gjendja shëndetësore

Një i ri, i cili vuan dënimin në ambientet e paraburgimit të Vlorës, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal.

Siç mësohet prej burimeve të policisë, ai ka pësuar arrest kardiak në ambientet e paraburgimit.

Gjendja shëndetësore paraqitet e rëndë dhe aktualisht po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.