AKTUALITET, 31 August 2026, 11:06

Mirditë/ 20-vjeçari ndërroi jetë pasi makina përfundoi në humnerë, shoferi ishte me shpejtësi! Rruga ende në ndërtim, nuk ka barriera

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Viktima e aksidentit është C.Ndoj, 20 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga A.Kaçorri, 20 vjeç. Me ta ishte dhe një 15-vjeçar.

Automjeti ka dalë nga rruga në kthesë dhe ka përfunduar në greminë. Dyshohet se per shkak të shpejtesisë drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës “BMW”.

Ndërkohë, një tjetër element që po verifikohet është gjendja e rrugës. Aksi Lurë–Rrëshen është ende në ndërtim dhe nuk ka përfunduar. Në vendin ku ndodhi aksidenti, mungojnë barrierat mbrojtëse.

Dy të plagosurit, A. Kaçorri dhe 15-vjeçari, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime nga Spitali bëjnë me dije se gjendja shëndetësore është përmirësuar dhe të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë dalë nga reanimacioni dhe janë transferuar në pavijone per trajtim mjekësor.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit dhe për të sqaruar nëse kushtet e rrugës kanë ndikuar në ngjarjen tragjike.