AKTUALITET, 30 Mars 2019, 16:59

I theu telefonin qytetarit, denoncimi: Ja kush është punonjësi i bashkisë i dënuar katër vite në Zvicër

I theu telefonin qytetarit, denoncimi: Ja kush është punonjësi i

Ndërtimi i HEC-ve në Urakë të Mirditës, përplasi sot banorët e zonës me punonjës të bashkisë Rrëshen.

Në prani të kryetarit të Bashkisë, Ndrec Dedaj, një nga punonjësit e tij i thyen telefonin një banori që të mos e lejojë të filmojë, gjë që solli irritim të palëve dhe përplasje fizike.

Ndërkohë që, ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ka publikuar mesazhin e një qytetari, thotë se personi në fjalë quhet Lazder Beci dhe është drejtor i rrugëve në Mirditë, ndërsa shton se sipas tij ai rezulton i dënuar me katër vite në Zvicër.

Postimi:

Ne narkoshtet burgu per trafik droge te ben drejtor!

Drejtori qe i thyen telefonin qytetarit denoncohet se ka bere kater vjet burge per droge.

Lexoni mesazhin d qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr ky robi qe i thyen tel protestuesit e ka ermin lazder beci, ka bere 4 vite burg ne zvicer per doroge sot eshte dr i rrugeve ne bashkine mirdite!