AKTUALITET, 30 Mars 2019, 15:44

Vrasja e dy vëllezërve Bilali/ Lleshaj dhe Veliu mbërrijnë në Shkodër

Vrasja e dy vëllezërve Bilali/ Lleshaj dhe Veliu mbërrijnë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka udhëtuar me urgjencë drejt Shkodrës, aty ku vrasja e dy vellezerve Bilali pranë derës së banesës ë tyre ka tronditur opinionin publik dhe ka terrorizuar qytetarët shkodranë.

Bashkë me Lleshajn, në Shkodër ndodhen edhe ka drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ardi Veliu dhe ai i Policise Kriminale, Tonin Vocaj.

Ndalesa e parë e ministrit Lleshaj ka qenë Drejtoria e Policisë së Shkodrës.

Deri tani, përveç makinës së djegur të përdorur nga autorët gjatë krimit, policia nuk ka ende asnjë person të dyshuar apo të ndaluar.