AKTUALITET, 30 Mars 2019, 14:03

Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën shqiptari. Baba i dy fëmijëve

Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjermani, në zonën e Bavarisë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një shqiptar i Kosovës.

Viktima është identifikuar si Shkodran Neza, 35 vjeç nga Skivjani i Gjakovës.

Shkodran Neza ishte i martuar dhe kishte fëmijë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal që çuan në vdekjen kosovarin.

Sot Nezës do ti jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit të lindjes në Skivjan-Gjakovë.

Raste tragjike si ky kur kosovarët kanë humbur jetën nga aksidentet fatale në Europë kanë ndodhur edhe në të kaluarën.