TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha, i përgjigjet deklaratës se sotme të Kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ,pas vrasjes së dy vëllezërve që trondti qytetin verior.
Hoxha është shprehur se Ademi është nën kërcënimin e grupeve kriminale.
“Grupet kriminale nuk janë penguar të investojnë në atë qytet, janë përfshirë në fushata elektorale, janë përfaqësues në këshilla bashkiak. Shikoni konfliktet në këshill, me kë i bën, kam parë njerëz që ja drejtojnë gishtin në fytyrë kryetares së bashkisë së Shkodrës, është në situatë të pazakontë. I drejtojnë gishtin në fytyrë në mbledhje të këshillit bashkiak para kamerave”, tha Artan Hoxha, në studion e Report Tv.
Ditën e sotme, në qytetin e Shkodrës janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi 2 vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen, pasi Astrit Bilali është babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit të Bajrajve, Astmer Bilalit.