AKTUALITET, 13 Mars 2020, 19:11

I mbyllën emisionin në News24, Adi Krasta i bashkohet televizionit të ri "Syri TV"

I mbyllën emisionin në News24, Adi Krasta i bashkohet televizionit

Adi Krasta, do të rikthehet në ekran, me emisionin e tij, në televizioni më të ri në treg, "Syri TV".

Emisioni i Krastës, u mbyll në televizionin News24 në fillim të sezonit. Ai njofton në rrjetet sociale, se ka pranuar ftesën e drejtuesve të televizionit "Syri", për të nisur një projekt të ri.

“Para disa ditësh kolegë gazetarë që po punojnë për një stacion të ri televiziv, Syri Television, më kanë bërë një ftesë publike për të punuar me ta. E pranoj me dëshirë ftesën e tyrë të respektueshme. Gjithmone kam pasur bindjen se gazetaria mund të jetë një profesion dinjitoz. Faktet janë kokëfortë e të pandryshueshëm. Ia vlen të punohet për t’i përcjellë ato te publiku besnikërisht. Vendit i duhet një publik i informuar. Është gjithmonë një lajm i mirë lindja e një televizioni të ri", shkruan Krasta në rrjetet sociale.

/TPZ.al/