TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

17-vjeçari Erind Goçlari ishte i pari person në Shqipëri i cili u gjobit nga Policia e Shtetit me 5 milionë lekë (të vjetër) gjobë për pjesëmarrjen dhe aktet e dhunës në protestën studentore të 7 nëntorit 2026.
Djaloshi është kthyer në personazhin e momentit pasi rrëfeu kushtet e vështira ku jeton së bashku me të atin, motrën dhe vëllanë.
Me nënën që i ka ndërruar jetë dhe që thotë se i mungon shumë, familja jeton vetëm me një kemp dhe kryefamiljari e ka të pamundur të punojë.
Rasti i bërë publik ka prekur mijëra shqiptarë të cilët i kanë ardhur në ndihmë të riut. Në faqen e “Gofundme” të hapur për këtë rast është kërkuar mbështetje që Erindit dhe familjes së tij t’i ndërtohet një shtëpi e re.
E hapur vetëm pasditen e djeshme, shuma e kërkuar ka qenë 101 mijë euro, ndërsa në pak orë kjo shumë u tejkalua dhe deri në momentin e shkrimit të lajmit shuma ka shkuar në afro 116 mijë euro.