TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një hidroavion i vogël është rrëzuar gjatë tentativës për ngritje në Bahamas, duke u përplasur me një skelë pranë një zone banimi. Momenti dramatik është filmuar nga një pasagjer dhe videoja po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
Sipas mediave amerikane, në bord ndodheshin 10 persona, përkatësisht tetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Pamjet tregojnë avionin duke humbur lartësinë vetëm pak çaste pas nisjes, përpara se të përplasej me skelën.
Authorities in the Bahamas said a small seaplane crashed into a dock while trying to take off on Saturday.
Police say 8 passengers and 2 crew — all Americans — were evacuated safely and there were no injuries.
The aircraft later sank in approximately 100 feet of water. pic.twitter.com/UF8KRBLM5c
— ABC News (@ABC) August 3, 2026
Sipas dëshmive paraprake, hidroavioni ishte në fazën e ngritjes kur, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura,u përplas me skelën. Më pas, mjeti ajror u fundos disa orë më vonë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar rëndë.