AKTUALITET, 30 July 2026, 10:43

Reagimi/ PD çoi në Kushtetuese marrëveshjen me SHBA, Nufi: E papranueshme, çështjet e sigurisë kombëtare nuk duhet të kenë kah politik

Të papranueshme e ka quajtur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vendimin e PD për të dërguar në Kushtetuese marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake. Nufi tha se nuk duhet të ketë krah politik për çështje të sigurisë kombëtare.

“Qëndrimet e PD janë të papranueshme në raport me këtë marrëveshje. Siguria kombëtare nuk është çështje debati politik. Ky nuk është sinjal i mirë, të atakohet një marrëveshje që financon mbrojtjen është e papranueshme. Nuk duhet të këtë krah politik, mesazhi që çojmë është shumë i gabuar. Raporti jonë me SHBA, tregon se Shqipëria është aleat i besueshëm.

Nuk është në shkelje të kushtetutës. Mënyra si është diskutuar, anëtarët e komisionit të ekonomisë dh sigurisë kanë pasur mundësi ta lexojnë në kuvend.

I është dhënë koha e mjaftueshme pas miratimit të procedurës së përshpejtuar që të shqyrtohej, të lexohej dhe ajo marrëveshje që është lexuar atë ditë, do ishte e njëjta edhe po të kishte kaluar ai afati që pretendon PD. Marrëveshja monitorohet rreptësishtë nga SHBA”, tha Nufi.  

Më tej, ai u ndal edhe te marrëveshja me SHBA-në, e cila sipas tij lidhet me marrjen e disa mjeteve që i duhen Forcave të Armatosura, duke theksuar se ky investim lidhet me zbatimin e standardeve dhe angazhimeve të marra në kuadër të Aleancës.

Lidhur me marrëveshjen me SHBA-në, ajo është angazhuar këtë vit dhe lidhet me marrjen e disa mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve që i duhen Forcave të Armatosura. Për samitin janë disa sisteme që duhen. A lidhen këto me kapacitetin e Forcave të Armatosura? Patjetër që po.

Një marrëveshje që për herë të parë është 302 milionë dollarë tregon jo vetëm mbështetjen politike, por edhe se shteti dhe siguria e shtetit të Shqipërisë lidhen me samitin, por jo me samitin që do të vijë në Tiranë; lidhet me Samitin e Hagës. Këto shpenzime nuk lidhen vetëm me Shqipërinë, por me të gjitha shtetet e Aleancës.

Janë të gjitha shtetet e Aleancës që kanë pasur një qasje standarde në lidhje me mbrojtjen. Nga Samiti i Hagës është vendosur që rritja e shpenzimeve të arrijë deri në vitin 2035, ajo që quhet angazhimi i Hagës: 3.5% të lidhura vetëm me mbrojtjen dhe 1.5% që janë të lidhura me mbrojtjen, si siguria kibernetike dhe infrastruktura kritike”, u shpreh Nufi.