TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Korçë, ku Harito Zoto ka dalë fitues me një diferencë të konsiderueshme votash ndaj rivalit të tij, Mikel Dishnica.
Sipas rezultatit përfundimtar, Zoto ka siguruar 398 vota, ndërsa Dishnica ka marrë 109 vota, duke bërë që diferenca mes dy kandidatëve të jetë 289 vota.
Pas shpalljes së rezultatit, Zoto ka përcjellë edhe mesazhin e tij të parë, duke bërë thirrje për bashkim dhe ristrukturim të degës së Partisë Demokratike në Korçë.
"Një mesazh u jap gjithë demokratëve për një bashkim, ristrukturim të degës, të gjithë së bashku, kemi nevojë për të gjithë demokratët dhe më gjerë", u shpreh Zoto pas fitores.
Në procesin e votimit morën pjesë gjithsej 517 anëtarë të PD-së. Nga votat e numëruara, 507 u shpallën të vlefshme, ndërsa 10 rezultuan të pavlefshme.